Rrustem Berisha tani do të jetë ministër i Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po votojnë për ushtri.

Lajme

14/12/2018 11:09

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 11 amendamentet e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fund deputetët votuan tekstin në tërësi të këtij projektligji, i cili mori 106 vota për dhe një abstenim.

Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.