Rrustem Berisha: Demarkacioni nuk do të kalojë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha, edhe njëherë e ka konfirmuar qëndrimin e kësaj partie sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

21/02/2017 23:04

“Opozita nuk është kundër demarkimit me Malin e Zi, por që në këtë mënyrë të ndryshohet dhe se dihet tashmë qëndrimi i gjithë opozitës. Unë mendoj se edhe matja e fundit për territor është humbje kohë ose fitim në kohë. Ne kërkojmë që të shpërbëhet ky komision dhe të bëhet komision tjetër dhe në këtë komision të ftohet opozita”, ka thënë Berisha.

“Unë besoj se është manipuluar atëherë ose tani. E konfirmoj se ky version nuk do të kalojë”, ka thënë Rrustem Berisha.