Rrush për një lëkurë më të butë

Rrushi është ndër frutat që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit tonë.

Lifestyle

27/08/2015 18:15

Ai ndihmon në funksionimin e trurit, zbut infeksionet, nxit shërimin e muskujve, ruan zemrën dhe është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Të gjitha shtëpitë e kozmetikës në paletën për zbukurimin e prodhimeve për ripërtëritje janë të pasura me preparatet nga rrushi. Përdorimi i maskave të tilla që kanë në përbërjen e tyre rrush është një mënyrë e mirë për t’i rikthyer lagështirën e nevojshme trupit.

Porsa ta lyeni trupin, do ta vëreni se si përnjëherë lëkura është bërë më e butë dhe më e rrëshqitshme. Farat e rrushit e hidratojnë lëkurën, por edhe e ushqejnë atë në thellësi, por në kombinim me vajin e bademit apo të ullirit janë zgjidhje për buzët e çara. /albeu