Rrugët e qytetit të Elbasanit, kanë rikrijuar Diogjenin – filozofin e famshëm të Greqisë së vjetër

Çdo ditë, në çdo cep të qyteteve shohim njerëz me të cilët jeta është treguar shumë e padrejtë dhe njerëz të cilët kanë mbetur larg kujdesit e vëmendjes së shoqërisë.

Fun

18/09/2017 18:42

Në rrugët e qyteteve shohim njerëz të cilët kërkojnë lëmoshë, njerëz të cilët kërkojnë para për familijarët e sëmurë, të tillë që kërkojnë ndihmë për një kulm mbi kokë e raste të ngjashme, transmeton lajmi.net

Por, një rast, krejtësisht ndryshe është ai i plakut Avni nga Elbasani. Plaku pa shtëpi dhe pa kujdes nga askush, që natën dhe ditën e kalon në rrugët e Elbasanit ka diçka që e bën të jetë tejet i veçantë.

Ai rrezaton mençuri të jashtëzakonshme, ani pse nuk e di as sa i vjetër është pasi është rritur jetim. Po të shohësh dukjen e tij dhe të dëgjosh fjalët e tij, të kujton Diogjenin, filozofin e famshëm të Sinopës.

Pa asnjë dyshim, rrugët e Elbasanit kanë rikrijuar filozofin e madh sepse në fjalët e Avniut përçohen mesazhe filozofike dhe sensibilizuese. Për të parë se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e mëposhtme./Lajmi.net/