Rrugët e Prishtinës këtë mëngjes

Sa herë që bie shi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me siguri lutet që të mos ketë nevojë për ndërhyrje emergjente nëpër lagjet e kryeqytetit, e sa për vërshimin e rrugëve, ende nuk ka një zgjidhje. 

Lajme

08/09/2014 10:21

Kanalizimet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të thithur ujin, dhe për pasoj shumë rrugë në kryeqytet duket sikur shndërrohen në ‘lumenj’, të vegjël, por që vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve.   

Edhe këta të fundit luten, dikush lutet të mos lagët, dikush të ndalet shiu, dikush të ikën nga ky qytet, por rrallë ndonjë qytetar beson se ky problem do të jetë i zgjidhshëm njëherë e përgjithmonë.