Rrugës për të luftuar “Shtetin Islamik”

Aeroplanë-mbajtësja “USS Theodore Roosevelt”, teknikisht më e avancuara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është futur sot në ujërat evropiane, në rrugën e saj drejt Lindjes së Mesme, nga ku do të intensifikohen sulmet ajrore kundër caqeve të “Shtetit Islamik” në Irak dhe Siri.

Bota

23/03/2015 10:36

Transportuesi amerikan ka ankoruar të hënën shkurtimisht në portin britanik, Portsmuth, por me rreth 6000 marinarë dhe pesë anije më të vogla përreth, ajo do të vazhdojë rrugën për t’i ardhur në ndihmë transportuesit tjetër amerikan, “USS Carl Vinson”, nga ku aktualisht po vazhdojnë sulmet për të mposhtur militantët që kanë shpallë kalifatin e tyre të quajtur “shteti Islamik” në territoret e pushtuara të Irakut dhe Sirisë.

Në Evropë, transportuesi “USS Theodore Roosevelt” do të ankorohet edhe në disa porte të tjera dhe do të punojë me vendet partnere që marrin pjesë në fushatën ajrore kundër “Shtetit Islamik”, militantët sunitë të të cilit që prej qershorit të vitit të kaluar kanë ekzekutuar më shumë se 15 mijë veta.

YouTube player

 

Shumë britanikë kanë dalë qysh në mëngjes në breg të detit për ta parë aeroplanë mbajtësen amerikane (video)