Rrugëdalja e vetme, t’i zvogëlojë gjinjtë (Foto)

Aktorja e bukur Sofia Vergara, gjatë një interviste ka zbuluar se është e detyruar që të zvogëlojë gjinjtë e saj të bujshëm dhe ka dhënë arsyen për këtë.

ShowBiz

05/02/2016 09:00

Bukuroshja e cila vlerësohet për trupin e saj jashtëzakonisht seksi dhe të cilën e njohim për rolin në serinë “Modern Family”, ishte tejet e sinqertë në pyetjen rreth pamjes së saj fizike, por edhe rreth familjes së saj.

“Bashkëshorti im është më i ri se unë dhe ai dëshiron fëmijë, prandaj mundohem me të gjitha forcat që kjo edhe të ndodhë. Nuk më brengos amësia, por fakti se nuk do të ndodhë përmes rrugës natyrale”, ka deklaruar Sofia e bukur, e cila është ende në betejë gjyqësore rreth embrioneve të ngrira me ish të fejuarin, Nik Leob. Sofia për herë të parë është bërë nënë në moshën 20-vjeçe, kur kishte lindur djalin Manola dhe në atë kohë ishte në martesë me dashurinë e shkollës së mesme, Joe Gonzales.

“Më duket simpatike kur i shikoj shoqet e mia duke rritu fëmijët tani. Këtu në Hollivud, femrat e shtyjnë shtatzëninë, derisa shoqet e mia nga vendlindja ime, në shumicën e rasteve lindin fëmijë menjëherë pasi të kalojnë moshën e adoleshencës, siç e kam lindur unë Manolo-n”, ka thënë ajo.

Përveç pyetjeve të shpeshta rreth familjes dhe fëmijëve, Sofia Shpesh është në shënjestër të ekspertëve të modës, të cilët edhe përkundër bukurisë rrezatuese të saj, ia tërheqin vëmendjen se ajo vishet gati gjithmonë njëjtë kur paraqitet në ngjarje të mëdha.

“Njerëzit shpesh flasin se veshi gati gjithmonë njëjtë në qilimin e kuq, por unë e njoh trupin tim. Kam gjinj si të striptizeve. Janë shumë të mëdhenj dhe janë kudo, prandaj fustanin që e vesh, duhet të jetë një mbështetje e madhe”, ka thënë ajo.

Por ajo e ka pranuar se në të ardhmen është e detyruar të zvogëlojë gjinjtë. “Brenda dhjetë viteve, me siguri se duhet t’i zvogëlojë gjinjtë e mi. Mendoj se nuk kam rrugëdalje tjetër, sepse do të kem dhimbje të shpinës. Por nuk do t’i zvogëlojë tepër, sepse do të dukem si një striptize e moshuar”, ka bërë shaka ajo.