Rrugë e gjatë për ‘La Deciman’

Mesfushori i Real Madridit, Asier Illarramendi e ka hedhur poshtë mundësinë që klubi spanjoll ta shijojë këtë edicion ‘La Deciman’, duke insistuar se nevojitet një rrugëe gjatë, para trofeut më të rëndësishëm evropian. ‘Los Blancos’ e mposhtën Schalken 6:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Gjermani dhe e shohin veten në…

Sport

06/03/2014 16:22

Mesfushori i Real Madridit, Asier Illarramendi e ka hedhur poshtë mundësinë që klubi spanjoll ta shijojë këtë edicion ‘La Deciman’, duke insistuar se nevojitet një rrugëe gjatë, para trofeut më të rëndësishëm evropian.

‘Los Blancos’ e mposhtën Schalken 6:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Gjermani dhe e shohin veten në çerekfinale, pas ndeshjes së kthimit që do të luhet në Santiago Bernabeu.

“Është e qartë se ne dhe fansat tanë, shpresojmë ta fitojmë trofeun e Ligës së Kampionëve këët sezon. Megjithatë, mendoj se nevojitet një rrugë e gjatë, për ta bërë këtë”, deklaroi mesfushori spajoll.

“Ne duhet të vazhdojmë siç bëmë ndaj Schalkes, duke shpresuar që të gjitha gjërat të shkojnë mirë. Me ndihmën e tifozëve tanë, ndoshta mund të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë”, vazhdoi 23 vjeçari, i cili iu bashkua gjigantit madrilen në fillim të këtij sezoni.

Reali do të kthehet në skenë të dielën në shtëpi ndaj Levantes, ndërsa më pas do të luajë në mesjavë me Schalken.