Rrugë e gjatë në Europë

Sergio Aguero beson se Manchester City ka skuadër të aftë të shkojë larg në Ligën e Kampionëve, dhe lavdëroi menaxherin Manuel Pellegrini. Pas eliminimit në fazën e grupeve në dy edicionet e kaluara, City më në fund u kualifikua për në rrethin e dytë të garës elite evropiane për klube, pas fitoreve në shtëpi dhe…

Sport

17/11/2013 21:50

Sergio Aguero beson se Manchester City ka skuadër të aftë të shkojë larg në Ligën e Kampionëve, dhe lavdëroi menaxherin Manuel Pellegrini.

Pas eliminimit në fazën e grupeve në dy edicionet e kaluara, City më në fund u kualifikua për në rrethin e dytë të garës elite evropiane për klube, pas fitoreve në shtëpi dhe si mysafir ndaj CSKA Moskës.

Ata po ashtu duhet të zhvillojnë edhe dy ndeshje tjera në Grupin D, në përpjekje për ta tejkaluar Bayern Munichun në pozitën e parë, por Aguero është optimist rreth shanseve të ekipit, pavarësisht kundërshtarit në fazën eliminatore të garës.

“Jemi kualifikuar nga faza e grupeve dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi sulmuesi argjentinas për uebfaqen zyrtare të Cityt.

“Mendoj se kemi skuadër të shkëlqyeshme për t’u paraqitur mirë në Ligën e Kampionëve, por e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Ne duhet vetëm të presim dhe të shohim se më cilin kundërshtar do të takohemi në rrethin e ardhshëm dhe do ta japim maksimumin për të kaluar tutje. Rezultatet e deritashme janë meritë e futbollistëve por edhe punës së trajnerit Pellegrini, me të cilin jemi duke kaluar mjaft mirë”, përfundoi ai.