Rruga “Rexhep Luci” vazhdon të mbetet e bllokuar (Foto)

Rruga Rexhep Luci vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion, raporton lajmi.net.

Lajme

19/07/2017 12:16

Bllokimi ka ndodhur me një kërkes të Gjykatës Themelore e Prishtinës- Departamenti i Krimeve të Rënda që ka kërkuar rekonstruim të vendit të ngjarjes për një rast të vrasjes të ndodhur kohë më parë në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë.

“Aktualisht janë duke u kryer veprime që ndërlidhen me rekonstruimin e ngjarjes në vendin ku ka ndodhë rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci./Lajmi.net/