Rruga Mitrovicë-Leposaviq, lirohet për qarkullim pasditen e stome

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Rruga M 22.3, Mitrovicë – Leposaviq, loakcioni “Kërshi i Dudës”, do të lirohet për qarkullim në pasditen e sotme.

Lajme

16/08/2018 11:31

Kjo pjesë e rrugës është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur mbrëmë.

MI përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha masat në bashkëpunim me policinë.

“Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reaguar, fillimisht në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, ka ndërprerë lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në ketë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe poashu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate dhe në bazë të informatave të fundit nga tereni, rruga M 22.3 do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë poashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsëritet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen./Lajmi.net/