Rruga më e shkurtër drejt suksesit!

Të gjithë kanë nevojë për pozitivitet në jetë.

Lifestyle

24/02/2018 10:07

Ti mund të zhgënjehesh nga realiteti, nga mentaliteti i njerëzve që të rrethojnë, në punë, në shkollë. Por zgjidhje nuk është të vazhdosh çdo ditë njejtë duke u mësuar këtë gjendje, ngase ti mund ta ndryshosh atë.

Zgjidhje nuk është të ikësh larg, ngase të njejtat probleme janë në të gjithë botën. Ti do të shtypesh, do të dorëzohesh në dhimbje, do të mundohesh të kërkosh vatër të re për zgjidhje të problemeve që nuk të ikin dot, shkruan lajmi.net

Kë do ta fajësosh? Shtetin, njerëzit, apo veten? Ti e di që brenda vetes mund ta gjesh qetësinë që dëshiron, aty ku dëshiron. Nuk ka më mirë se të jesh në vendin tënd, pranë familjes tënde, të gjesh zgjidhje për përditshmërinë që sot të vran kaq shumë.

Fillo të mendosh tani…ke shfrytëzuar kapacitetet që ke, mjaftueshëm sa për të pasur sukses në jetë? Ëndrrat e tua i ke shkelur me këmbë dhe i ke kaluar, apo ke ecur bashkë me to?

Rruga më e lehtë për të qenë i suksesshëm në atë që dëshiron është që të punosh fort në atë drejtim. Dhe puna fillon me lexim.

Caktoja vetes ëndrrën më të madhe ta realizosh dhe fillo të lexosh mbi atë ëndërr. Dëshiron të jesh avokat i zoti? Shkrij ditët dhe netët tua mbi ligjet, rregullat, lexo për jetën e avokatëve më të aftë në glob, mëso nga përvoja e tyre.

Në profesionin që do mund të bëhesh profesionist, mirëpo koha jote duhet t’u kushtohet librave. Lexo sa më shumë, ditë dhe net, pas një kohe të shkurtër do të bëhesh i varur nga to. Do të kesh më shumë pyetje në kokën tënde. Do të gjesh përgjigje. Secila përgjigje do të të çojë në një pyetje të re. Do të jesh i etur për të mësuar atë që bluan në ty, shkruan lajmi.net

E vetmja rrugë e suksesit është leximi. Jeta jote do të ndryshojë plotësisht, po fillove me hapin e parë. Pse nuk fillon që sot, që tani?

Gjeje në vete atë që dëshiron. Ke nevojë për qetësi? Dil të ecësh. Mendo se ku e gjen veten më mirë. Ka dhe një tjetër mënyrë më të mirë, më të shkurtër. Merr librat që gjen përpara. Të tërheq ndonjëra më shumë? Fillo lexoje. Do të gjesh një pyetje që të çon tek përgjigjet në vetvete. Zbulo thesarin që ke.

Bëhu njeriu që ke ëndërruar gjithmonë. Lexo! /Lajmi.net/