Rruga kryesore e Malishevës me shtresë të re asfalti

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Rilindja Kombëtare”, e cila është rruga kryesore dhe më e ngarkuara me automjete.

Lajme

24/05/2015 13:05

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Rilindja Kombëtare”, e cila është rruga kryesore dhe më e ngarkuara me automjete. Punimet në rregullimit e kësaj rruge, që nga orët e para të mëngjesit, është duke u përcjellë edhe kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Kjo është rruga më e rëndësishme në qytetin e Malishevës, pasi fillon nga qendra e qytetit dhe lidh rrugën magjistrale Prishtinë-Rahovec. Asfaltimi do të bëhet në gjatësi prej 500 metrave.

Asfaltimi pritet të përfundojë gjatë ditës, ndërsa për mbarëvajtjen e komunikacionit është duke u kujdesur Policia e Kosovës, raporton RTK.