Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, segmenti te Fusha e Pajtimit do të jetë e mbyllur për dy orë – Lajmi.net
Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, segmenti te Fusha e Pajtimit do të jetë e mbyllur për dy orë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 11:49, 14 March 2018
Ilustrim
Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot (14.03.2018) nga ora 12:00 deri në ora 14:00. Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo kohë!​. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO