Rruga jonë sjell ndryshimin

(Fjalimi i Kryetarit të AAK'së, Ramush Haradinaj, në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë)

Lajme

04/10/2013 15:00

Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj!

Në vitet `98 – 99 e donim fitoren për të shpëtuar, e kërkonim në tokë, flijoheshim për të, por ajo erdhi nga qielli – nga Aleanca e NATO-s, e prirë nga SHBA.

Sot, e krijojmë fitoren së bashku ALEANCA AAK-LDD, me qytetarin dhe miqtë e Kosovës. Opcioni ynë është fitorja!

Qytetarë të Prishtinës dhe të Kosovës,

Dështimi nuk është opcioni im dhe i atyre që unë i udhëheqë. Fitorja, PO.

Lodhja dhe dorëzimi janë të papranueshme. Kosova është Republika jonë, e të gjithëve. Veriu është i Yni, duhet ta integrojmë me dinjitet për qytetarët.

Qeveria nacionale, e udhëhequr nga unë, nuk do të dorëzohet para korrupsionit, para çfarëdo lloj krimi. Nuk do të dorëzohet para punëve të vështira, që na presin në sektorët veç e veç.

Dështimi nuk është opcioni im dhe i atyre që i udhëheqi. Fitorja, PO!

Kualiteti në qeverisje ndikon direkt në të gjitha poret e jetës. Qeverisja dhe kualiteti qeverisës janë interesi më i madh, më jetik për qytetarin dhe vendin, qeverisje më të mirë, jetë më të mirë.

ALEANCA i ofron Kosovës fitoren mbi lodhjen nga e keqja, nga pajtimi me të keqen, nga korrupsioni, nga krimi, nga varfëria, nga infrastruktura bazike jofunksionale. ALEANCA i ofron Kosovës  fitoren e brendshme fitore në regjion, në NATO, në OKB dhe në BE.

Fitorja në vend është fitore jashtë vendit.

Bashkëkombas kudo qe jeni, nuk kemi vajtuar, por gjithë kohën kemi punuar që sot t`ua sjellim fitoren komunave dhe Kosovës.

Aleanca AAK-LDD me qytetarin, në çdo komunë opcion e ka fitoren, qeverisjen fituese, përmbylljen e infrastrukturës bazike, administratën krijuese, ofertën e gjallë ekonomike për vetëpunësim, për punësim, për vende të reja të punës.

Të gjithë ju qytetarë me te drejtë vote – dilni në zgjedhje dhe votoni. Votoni për FITORE, VOTONI 62!

Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje komunale. Në këto zgjedhje, ju, qytetarë të Kosovës, do të vendosni për qeverinë nacionale fituese. Me votën tuaj, më 3 nëntor, ju do ta vulosni qeverinë e ardhshme fituese, gjithashtu.

Prishtinë, Kosovë

Urime Qeverisjen Fituese! VOTO 62, VOTO OPCIONIN E FITORES!