Rruga e protestës së sotme në Prishtinë

Protesta e paralajmëruar nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma e cila do të mbahet sot ka edhe skenarin e saj.

Lajme

14/05/2016 09:58

Fillimisht dy nisjet e protestuesve drejt sheshit “Skënderbeu” do të bëhen në formë simbolike nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe nga Biblioteka Kombëtare që është organizim i studentëve të cilët kanë shprehur gatishmëri që të marrin pjesë në protestë.

Autobusët, të cilët do të vijnë me protestues nga komunat e Kosovës do të zbarkojnë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë, të cilët do të mblidhen te sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt sheshin “Skënderbeu”. Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.

Deputeti i Nisma-s Enver Hoti, i cili është edhe pjesë e organizimit të kësaj proteste tha për KosovaPress se me këtë formë të protestës në mënyrë paqësore do të manifestohet tërësisht refuzimi ndaj këtij regjimi antikushtet ues në mënyrë paqësor, ku edhe është bërë skenari i veprimit.