“Rruga drejt Europianit të ardhshëm nis nga Turqia” – Lajmi.net
“Rruga drejt Europianit të ardhshëm nis nga Turqia”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 22:10, 12 November 2017
Në mungesë të Ansi Agollit, shiritin e kapitenit në krah në sfidën miqësore të kësaj të hëne ndaj Turqisë në Antalya do ta mbajë Etrit Berisha.

Gardiani i Kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Christian Panucci.

Për titullarin e portës së Atalantës, ndeshja ndaj Turqisë nuk është thjeshtë një miqësore pasi sipas Berishës në këtë sfidë Shqipëria nis eliminatoret për Europianin e ardhshëm.

“Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë. Kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur sfidën me Turqinë. Prurjet e reja kanë sjellë gjithmonë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar në çdo aspekt për tu paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje. Për ne kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë. Duhet të bëjmë një figurë sa më të mirë në këtë ndeshje që të krijojmë edhe atë vetëbesimin që do të na shërbejë për të ardhmen”.

Berisha nuk ka frikë asnjë kundërshtar te Turqia por është më shumë i fokusuar te loja që do të zhvillojnë kuqezinjtë në Antalya.

“Kam vënë re që te përfaqësuesja e Turqisë kanë ardhur disa emra të rinj, kanë edhe lojtarë të rinj që kanë kualitet. Mendoj që janë edhe ata në një lloj tranzicioni, por për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë sa më mirë. Nuk i druhem ndonjë kundërshtari në veçanti, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë të mendojmë për veten dhe kaq”.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper