Rrufeja vret mbi 100 dele, plagos një person në Debëllde

Në orët e pasdites të së mërkurës, rrufeja ka goditur mbi 100 dele dhe pronarin e tyre në fshatin Debëllde, në afërsi të kufirit me Maqedoninë. 

Lajme

06/08/2014 20:33

Si njofton VitiaLive, rrufeja ka goditur tufën e deleve të K.Rr., i cili po ashtu është prekur  nga rrufeja dhe ka marrë plagë.

Lajmin e konfirmoi edhe përfaqësuesi i fshatit Debëllde të komunës së Vitisë, Zymri Ilazi.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe organet policor.