Rruan mjekrën për herë të parë pas 14 viteve, mezi e njohin familja (Video)

Çdo njeri me mjekër garanton se qimet e fytyrës janë një pjesë e veçantë e identitetit të tyre.

Fun

30/07/2015 14:55

Imagjinoni sikur pas shumë viteve me mjekër ta rruani atë, duke mos lënë asnjë gjurmë, sikur të mos kishte qenë fare aty.

Ky njeri kishte mjekër për 14 vite me radhë, për shkak që nuk e kishte rruar atë kurrë, vetëm e kishte shkurtuar.

Në fakt, gruaja dhe fëmijët e tij nuk e kishin parë atë kurrë pa mjekër, transmeton Lajmi.net.

E kur e panë atë të rruar për herë të parë, reagimet e tyre ishin interesante. Madje, babai i tij nuk e njeh fare kur ai hyn në dyqanin e familjes.

Ky lloj dokumentari i shkurtër është me të vërtetë gjëja më mirë që mund ta shikoni sot. (Lajmi.net)