Rrotullohet autobusi, raportohet për 6 të lënduar

Një autobus ka dal nga rruga pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta në Shqipëri.

Lajme

15/03/2016 14:13

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se autobusi me targa Ko 7353 B, ka dal nga rruga pasi drejtues i autobusit, për të shmangur shtypjen e një këmbësori, ka devijuar, duke bërë që mjeti të rrëshqas.

Sipas raportimeve të para, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimet e nevojshme .

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidenti.

autobusi