Rrokulliset dhjetëra herë me veturë nga kodra dhe bie në lumë (Video)

Një grua 58-vjeçe nga Spanja ka humbur jetën kur vetura në të cilën ishte rrokulliset nga një kodër dhe përfundon në lumë, derisa bashkëshorti i saj kishte dalur jashtë për t’i shkrepur disa foto.

Fun

10/08/2018 20:21

Ai është arrestuar sot nga policia nën dyshimin se ka kryer “masakër” ndaj gruas, megjithatë ai pretendon se vetëm kur është rrokullisur vetura e kishte kuptuar se ajo kishte qenë ende brenda, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Alarcon në provincën Cuenca, ndërsa pamjet amatore janë filmuar krejt rastësisht nga një kalimtar rastit, ku shihet se si vetura e tipit Land Rover Discovery rrokulliset me dhjetëra herë dhe përfundon në ujë.

Ky kalimtar fillimisht kishte dëgjuar një zhurmë dhe kjo e shtyu të filmon, dhe pas disa sekondave e kupton që një veturë po rrokullisej nga mbi 20 metra lartësi.

Në video shihet se viktima kishte “fluturuar” nga xhami i përparmë para se vetura të përfundonte në ujë, ndërsa ekipet e hetuesve pritet të marrin rezultatet përfundimtare për të konstatuar nëse kishte defekt teknik vetura.