Rrokullisen me traktor, një person humb jetën tjetri lëndohet

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në Skënderaj.

Lajme

29/01/2019 22:16

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në një rrugë lokale të fshatit Syrigan të  Skenderajt, ka ndodhur një aksident me fatalitet, në aksident ishte i përfshirë  një traktor, deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rrugës rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit  i moshës rreth 42 vjeçar, merr lëndime të rënda ku si pasoja e lëndimeve ndrron jetë në spitalin e rajonal te Pejës”, ka thënë Zahiti

Por me drejtuesin ishte edhe një pasagjer i cili ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor në spitalin e Pejës është liruar për në shtëpi.  .