Rrokaqiejtë më të çuditshëm që u projektuan, por që kurrë nuk u bënë realitet

Që nga viti 1975, Zyra për Arkitekturë Metropolitane e bazuar në Roterdam ka prodhuar disa nga ndërtesat më interesante dhe atraktive në botë.

Fun

21/04/2018 23:38

Udhëhequr nga Rem Koolhaas dhe nëntë partnerët e tij, projektet e ndërtuara më të rëndësishme të firmës përfshijnë vepra të tilla si selia qendrore e CCTV në Pekin , Biblioteka Qendrore e Seattleit dhe Casa da Musica në Porto , Portugali . I njohur si një nga krijuesit kryesorë në botë të dizajnimit të ndertesave, ndikimi i OMA-s në peizazhin arkitekturor global është i pamohueshëm.

Ndër projektet e realizuara të disa qindra firmave, megjithatë, shumë propozime më pak të njohura u hartuan por asnjëherë nuk u ndërtuan. Ndoshta një komponent themelor i praktikës së OMA-s, projektet e pambuluara përmbajnë disa prej ideve më të çuditshme dhe të rëndësishme të firmës me potencial të pabesueshëm për të ndikuar në dizenjimin arkitektonik në të gjithë botën.

Këtu i keni 15 rrokaqiejtë më të pazakontë që projektet u bënë për tu ndërtuar, por që në praktikë puna asnjëhehrë nuk kishte filluar, arsyeja nuk dihet, mbase projektet jo bindëse të kësaj firme, bën që ato të mbesin vetëm në letër. /Lajmi.net/