Rrjeti televiziv amerikan ‘vret’ presidentin Barack Obama (Video)

Për rreth 45 sekonda në rrjetin më të madh televiziv amerikan CNN marinsi Robert O’Neill, u raportua se kishte vrarë Obaman, që në realitet flitej për ish kryeterroristin islamik Osama bin Laden. 

Bota

08/11/2014 22:03

Në rrjetin televiziv amerikan CNN, po jepej kronika ku marinsi amerikan Rober O’Neill, i cili mori pjesë në operacionin për vrasjen e terroristit Osama bin Laden, po dilte publikisht dhe po thoshte se është ai që shkrepi pushkën, në trupin e personit përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit mbi Kullat Binjake.

Por për rreth 45 sekonda, në ekranin e televizionit të famshëm po shkruhej se O’Neill pretendon se është ai që e ka vrarë Obaman, transmeton lajmi.net. 

Sigurisht, reagimet në rrjetet sociale filluan menjëherë, duke bërë shaka në llogari të CNN, për këtë gaf serioz, për një televizion të rangut botëror. (lajmi.net)