Rrjeti social i komunikimit “Slack” lançon opsionin e thirrjeve me zë

Kompanitë që përdorin ‘Slack’ rrjetin social për bashkëpunim të brendshëm kanë tani një mundësi të re për të komunikuar.

Auto & Tek

04/03/2016 00:48

‘Slack’ ka njoftuar të mërkurën se ka adabtuar brenda rrjetit funksionin e thirrjeve me zë në mënyrë që njerëzit ose punonjësit e një kompanie të flasin me njeri-tjetrin ose të konferenca në grup.

Ky është një revolucion për ‘Slack’, i cili deri tani ka qenë i fokusuar kryesisht në komunikimin me tekst. Kompania zbuloi se dje se ky shërbim i ri është vetëm hapi i parë i ndryshimit total që pritet të shoqërojë këtë rrjet gjatë vitit 2016.

Tani për tani shërbimi është në dispozicion vetëm për një pjesë të përdoruesve të ‘Slack’. Siç dihet aplikacioni i ‘Slack’ është në dispozicion edhe për Mac dhe Windows./lajmi.net