Rrjeti i njohur botëror rrëfen për yllin e njohur amerikan dhe studentin e ri kosovar

Rrjeti i njohur mediatik amerikan “The Verge”, me mbi 2 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Twitter, raporton për hakimin dhe keqpërdorimin e llogarisë së ish yllit të njohur të futbollit amerikan, Nate Bussey, në Twitter.

Lajme

13/07/2017 19:17

Çfarë e bënë këtë rast edhe më interesant është fakti që hakeri, identiteti i të cilit ende nuk është zbardhur, ka keqpërdorur edhe identitetin e një studenti kosovar, Sabin Selimi, fotografinë e të cilit e ka vendosur në profilin e hakuar.

Sabin Selimi (@SabinSelimi në Twitter), nga Prishtina, është në përfundim të studimeve Master në një nga universitetet më prestigjioze në botë, University College London (UCL), në kryeqytetin britanik.

Hakeri e kishte ndërruar emrin e Nate Bussey në Nate Hendrick, në Twitter. Në biografinë e tij ai e kishte prezantuar veten si “udhëtues, gazetar për nga pasioni”, si korrespondent i së përditshmes së qeverisë ruse, “Rossiyskaya Gazeta”, në Azinë Jugore.

Me gati 10,000 ndjekës në Twitter, ai fitoi kredibilitet dhe postoi kritika ndaj politikës vendase. Edhe pse ishte e çuditshme që llogaria e Hendrick-ut në Twitter ishte @NateBussey59, fakti që ajo ishte e verifikuar bëri që ajo të mos shkaktojë dyshime. Me tweetat e tij ai kritikoi ashpër kryeministrin aktual të Pakistanit, Nawaz Sharif, nga pikëpamja e një vëzhguesi të tmerruar perëndimor.

Hendrick dinte fare mirë se cilat llogari në Twitter t’i “joshte”, duke u cituar kështu nga këngëtarë pakistanezë të tillë si Salman Ahmad dhe Osama Com Laude, gjë që e rriti audiencën e tij edhe më shumë. Ishte kjo një strategji e suksesshme, atij iu shtuan edhe 3,000 ndjekës të rinj.

Një tweet i vetëm, përmes së cilit hakeri iu përgjigj një tweeti të të bijës së kryeministrit pakistanez përkitazi me hetimet në lidhje me afër “Panama Papers”, është rishpërndarë më shumë se 1,700 herë, edhe nga një numër i gazetarëve vendas. /Lajmi.net/

nate