Rrjedhin pamjet e Golf 8 që do të lansohet më 2019 (Foto)

​ Kompania Volkswagen ka njoftuar se është duke punuar në modelin e ri, që do të jetë shumë më luksoz, më praktik si dhe shpenzues më i vogël.

Auto & Tek

10/09/2016 21:13

Prioritet i prodhuesit gjerman është thënë se do të jetë komoditeti i udhëtarëve, si dhe ndotja sa më e vogël e ambientit, transmeton Telegrafi.

Së fundi kanë rrjedhur edhe fotografitë, që e tregojnë se si do të duket ky Golf 8. Në bazë të imazheve, shihet se është një veturë më e lartë dhe më e gjerë, por që nuk ka dalë aspak nga tiparet dalluese të paraardhëseve të saj. Megjithatë, nuk thuhet asgjë për fuqinë apo shpejtësinë që do të ketë.

rrjedhin-pamjet-e-golf-8-qe-do-te-lansohet-me-2019-foto-2_1473534288-6992330 rrjedhin-pamjet-e-golf-8-qe-do-te-lansohet-me-2019-foto-3_1473534282-1928723 rrjedhin-pamjet-e-golf-8-qe-do-te-lansohet-me-2019-foto-780x439_1473534275-9631043