Rritje rekorde e shpalljeve për vende të lira pune në Zvicër

Nga janari deri në maj mesatarisht 5 për qind më shumë shpallje për vende të lira punë në Zvicër janë publikuar se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajme

25/05/2016 09:50

Sipas Michael Page, Zvicra Perëndimore ka shënuar një rritje më të lartë se sa pjesa gjermanofolëse. Për herë të parë që nga shtatori i vitit 2013 është raportuar se të gjitha kantonet kanë regjistruar një rritje, me përjashtim të Kantonit të Bernës.

Shumica e vendeve të lira janë në administratën publike, banka dhe në sigurime, si dhe në industrinë e pasurive të patundshme.

Sipas Michael Page, ideksi i „Swiss Job“ tregon për një rritje që nga janari 2012 të numrit të vendeve të lira të shpallura të punës në faqet e internetit të kompanisë në gjithë Zvicrën.