Rritje e tregjeve evropiane pas fitores së partisë së Macronit dhe Brexitit – Lajmi.net
Rritje e tregjeve evropiane pas fitores së partisë së Macronit dhe Brexitit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:53, 19 June 2017
Tregjet evropiane sot kanë shënuar rritje derisa bizneset reaguan ndaj fitores së fuqishme të partisë së qendrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në zgjedhjet parlamentare dhe fillimit të negociatave për Brexit.

Indeksi i FTSE 100 në Londër ishte rritur për afro gjysmë pike të përqindjes në krahasim me vlerën që e kishte të premten në mbyllje.

DAX 300 në Fraankfurt është forcuar për 0.7%, ndërsa CAC 40 në Paris përfitoi 0.9%, raporton AFP nga Londra.

Tregjet janë rritur “derisa tregtarët e mirëpritën një tjetër fitore të Macronit në Francë”, tha analisti Mike van Dulken nga Accendo Markets, dhe ka shtuar se “ekziston edhe optimizëm për startin pozitiv të negociatave Brexit, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuara, që fillojnë në Bruksel.

 

 

Fjalët kyçe: Brexit, Emanuel Macron

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play Berry Rush