Rritja e vlerës së frangut, Zvicra bëhet ‘helm’ e shtrenjtë

Vlera e një frangu zviceran ka kaluar atë të një euroje. Kjo ka bërë që turistët e huaj në këtë shtet të paguajnë çmime shumë të larta, pasi kostoja e pushimit të tyre llogaritet me paranë nga vijnë. 

Lajme

18/01/2015 22:33

Dje, në një McDonalds në Zvicër, kam parë njerëz duke paguar një hamburger në për 8 funta, thotë një turist britanik. 

Për të gjithë të huajt, ky është më shumë se sa dyfishi i një racioni ushqim në Mbretërinë e Bashkuar, ku një hamburger mund të blihet me vetëm 3.88 funta, raportojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net.

Udhëtim me taksi për rreth dhjetë minuta udhëtim, deri te hoteli, këtij turisti i kishte kushtuar 123 funta.

Ashtu si mijëra pushuesve britanikë që shkojnë për të skijuar në Zvicër, rritja e vlerës së frangut, i ka dëmtuar duke ua bërë pushimet për rreth 30 për qind më shtrenjtë se sa kishin parashikuar.

Zvicra gjithmonë ka qenë e shtrenjtë, por javën e kaluar, për arsye komplekse, Banka Qendrore e Zvicrës vendosi të lejojë rritjen e vlerës së frangut në raport me euron.

Një çift i ri spanjoll ngelën të habitur kur u detyruan të paguajnë 68 funta për dy hamburgerë dhe disa birra. Kjo pritet t’i kushtojë shumë Zvicrës në sferën e turizmit, pasi shumë njerëz do të hezitojnë t’i kalojnë pushimet në këtë vend. (lajmi.net)