Rritja e pagave në KEK nuk ndikon në tarifat e energjisë

Drejtori i Bordit të KEK’ut, Berat Rukiqi thotë se rritja e pagave në KEK për rreth 5 mijë punëtorë nuk do të ndikojë në rritjen e tarifave të energjisë. Kjo rritje KEK’ut do t’i kushtojë rreth 7 milionë euro në vit.

Lajme

22/03/2014 07:13

Nga muaji prill rreth 5 mijë punëtor të KEK’ut do të marrim rreth 120 euro më shumë pagë. Kjo sepse Bordi i Drejtorëve në KEK ka marr vendim që të ja u rris pagat punëtorëve të kësaj korporate.

Drejtori i Bordit, Berat Rukiqi thotë se kjo rritje e pagave nuk do të ndikojë në çmimin e tarifave të energjisë elektrike. Ai thotë se paratë për këtë rritje të pagave do të vijnë nga ulja e shpenzimeve operative ose thënë ndryshe nga ulja e orëve jashtë orarit.

“Ne jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të jetë brenda kostove dhe të mos ndikojë në tarifat e energjisë. Kjo nuk do të tejkalojë kostot e lejuara”, transmeton “Koha Ditore”.

Kjo rritje e pagave nënkupton që për KEK, kosto shtesë brenda një muaji do të ektë 579 mijë euro ndërsa në total, për një vit, kostoja e kësaj rritje do të jetë 6 milionë e 950 mijë euro.

KEK kishte marr vendim për rritjen e pagave një ditë pasi Kryeministri Hashim Thaçi kishte njoftuar se pagat do të rriten 25 përqind për sektorin publik. Por, ata thonë se kjo rritje erdhi si pasojë e rritjes së produktivitetit, raporton “Koha Ditore”.