Rritja e madhe e Imri Ahmetit në Lipjan

Lipjani është një nga qytetet ku nuk do të ketë balotazh.

Lajme

23/10/2017 19:40

Në këtë komunë, kandidati i LDK-së Imri Ahmeti ka arritur të fitojë 59.64% të votave, duke lënë prapa Ismet Hajrullahun e PDK-së me 21.49%.

Por në raundin e parë në zgjedhjet lokale të vitti 2013 Imri Ahmeti ka pasur një numër dukshëm më të vogël të votave, shkruan lajmi.net

Ahmeti në zgjedhjet e vitit 2013 kishte shkuar si i dyti në balotazh me 27.46% të votave, apo 7 mijë e 434 vota.

Kurse në këto zgjedhje numri total i votave për Imri Ahmetin ka qenë mbi 16  mijë e 500. /Lajmi.net/

Tabela 1: Zgjedhjet 2013

Tabela 2: Zgjedhjet 201744