Rritet vlera e Përfaqësueses së Kosovës, ja sa milionë kushton tani (FOTO)

Vlera e Përfaqësueses së Kosovës vazhdon të rritet dita e ditës.

Sport

26/09/2016 18:07

Pas vlerës që kishte prej 9 milionë euro në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Përfaqësueses së Kosovës iu rrit vlera në 19 milionë euro para ndeshjes me Finlandën, pas ardhjes së disa emrave të rinj.

Në më pak se një muaj, Përfaqësuesja e Kosovës vlen edhe një milion më shumë, gjithnjë sipas përllogaritësit, Transfermarkt.de, përcjell Lajmi.net.

Tani Përfaqësuesja e Kosovës, vlen 20.6 milionë euro.

Lojtari më më vlerë është Milot Rashcia, që kushton 2,75 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Valon Berisha, me 2.5 milionë euro.

Me prurjet e reja për ndeshjen me Kroacinë, kjo vlerë do të rritet akoma.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.