Rritet tregtia me pakicë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore (TM4) 2017.

Lajme

22/03/2018 18:28

Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasauar me tremujorin paraprak (TM3 2017) ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (8.9%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.7%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (7.4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.0%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (3.5%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.8%); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, nuk ka ndonjë ndryshim.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (23.0%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (22.5%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.8%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (6.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (6.0%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.2%). /Lajmi.net/