Rritet presioni për përgjigje më të madhe ushtarake ndaj ISIS-it

Sulmet terroriste në Paris, ka gjasa që të nxisin një përgjigje më të fuqishme globale, për sulme ushtarake nga të ashtuquajturit Shteti Islamikl, pasi lufta ajrore, e udhëhequr nga SHBA, e cil ka filluar më shumë se një vit më parë, nuk ka arritur që të frenojë ISIS-in, i cili është një kërcënim në rritje për gjithë botën.

Bota

15/11/2015 11:00

Në SHBA, tash është shtuar presioni për të bërë më shumë edhe në vend por edhe jashtë. Presioni po rritet, duke shtyrë SHBA-në që të gjejë mënyra për të intensifikuar fushatën e saj kundër ISIS-it.

Zyrtarët në Uashington thotë se ata po e shohin si mundësi, që së bashku me aleatët e tyre evropianë dhe arabë, të hyjnë një një fushatë ushtarake në luftën në Irak dhe Siri, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Por akoma qëndron e paqartë nëse Parisi dhe Uashingtoni zyrtar, janë të gatshëm të ndërmarrin masa më radikale kundrejt militantëve të Shtetit Islamik. Por presidenti Barack Obama në muajt e fundit, ka urdhëruar që të kryeh në shumë sulme ajrore kundrejt ISIS-it dhe ky fakt për ekspertët kundër-terrorizmit, duke ia bashkuar edhe sulmet e Parisit, janë argumente të fuqishme për nisjen e një operacioni tokësor.

Senatorja demokrate, Dianne Feinstein thotë se Obama duhet të bëj më shumë.

“Lufta shpjet është shpërndarë edhe jashtë Irakut dhe Sirisë, prandaj ne duhet t’i luftojmë ata (militantët e ISIS-it”, thotë ajo, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, presidenti i Francës, Francois Hollande, sulmet e së premtes mbrëma i ka përshkruar si “akte të luftës” dhe ka thënë se Franca do të “jetë e pamëshirshme ndaj terroristëve”.

Po ashtu Franca ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sulmet ajrore kundër ISIS.

Një tjetër pyetje, që ngrisin ekspertët është nëse Mbretëria e Bashkuar do të zgjerojë sulmet ajrore kundër militantëve në Irak dhe Siri, transmeton lajmi.net.

Londra nuk ka sulmuar ISIS-in në Siri edhe pse kryeministri David Cameron ka thënë se dëshiron të bëj një gjë të tillë por është duke u përballur me kundërshti të fuqishme nga ligjvënësit britanikë.

“Pyetja është nëse Parlamenti në Britani do të ndërroj qëndrim lidhur me këtë çështje”, thotë një zyrtarë amerikanë.

Në sulmet e së premtes mbrëma në Paris, janë vrarë 129 persona. Kjo ngjarje mund të ndikojë që përveç sulmeve ajrore, lufta tokësore, të jetë hapi i ardhshëm, për të mposhtur ISIS-in./lajmi.net