Rritet prania e policisë në Kumanovë

Disa rrugë në Kumanovë që nga mbrëmë vazhdojnë të jenë të bllokuara për komunikacion, kurse në qendër të qytetit është rrit numri i policëve, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, MIA.

Lajme

15/05/2015 16:26

Në këtë pjesë të qytetit janë të përqendruara një numër i madh i institucioneve lokale. Të punësuarit në këto institucione thonë se puna po bëhet normalisht, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, pasdite apeloi të MPB-ja e Maqedonisë që të dal sa më shpejtë me informata zyrtare për këtë kontroll të shtuar, në mënyrë që të mos krijohen spekulime tek qytetarët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski ka thënë se janë ndërmarrë masa të sigurisë në Kumanovë.

Mediat më herët kanë raportuar se policia intensivisht po e kërkon një të ikur nga grupi i armatosur, i cili fillimisht ishte i armatosur, por më pas u iku policisë gjatë rekonstruktimit dhe gjetjes së armëve të marrë gjatë sulmit në Gushincë.