Rritet popullsia e rrjeteve sociale

“Popullsia” e rrjeteve sociale rritet në mënyrë galopante, në të gjithë botën ka kaluar 3 miliardë njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së botës, dhe vazhdon të rritet.

Auto & Tek

08/08/2017 23:23

Sipas Global Digital Statshot, vetëm mes prillit dhe qershorit rrjetet sociale kanë regjistruar të paktën 1 milionë përdorues të rinj në ditë.

Pa dyshim i pari është Facebook, i ndjekur nga YouTube dhe Google, dhe nga dy çatet e Mark Zuckerbergm WhatsApp dhe Messenger. Pjesa më e madhe e përdoruesve të rrjetit social lidhen nëpërmjet smartphone, 2.7 miliardë përdorin celular.

Raporti vlerëson se përdoruesit aktivë në social janë mbi 3 milairdë, 40% e popullsisë së botës. Nëse “popullsia” e rrjeteve sociale do të sihte një shtet, do të ishte pak a shumë sa Kina, India dhe SHBA së bashku. /Lajmi.net/