Rritet numri në 250 të vdekur nga tërmeti në itali, një vajzë 10 vjeç nxirret e gjallë

Vajza 10 vjeçare është shpëtuar nga rrënojat pas 17 orësh nga tërmeti që ka goditur qytetin Pescara del Tronto në Itali.

Bota

25/08/2016 09:13

“Gjallë është” dëgjohet nga pamjet ku shihen shpëtimtarët të cilët e kanë gjetur vajzën gjallë.

Shpëtimtari që ka gjetur vajzën ka thënë për Asociated Press se pas 17 orësh nga tërmeti ka dëgjuar disa zëra nga rrënojat e shtëpisë familjare”.

“Po dëgjoj diçka nga poshtë”, ka thënë fqinji vullnetar pas së cilit janë mbledhur zjarrfikësit.

fqinji ka filluar ta thërrasë atë me emër “Julia hajde Julia” dhe shpëtimtarët e kanë nxjerrë 10 vjeçare të gjallë.

Ndërkohë, edhe sot po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit në qytete qendrore italiane të cilat janë shkatërruar nga tërmeti i shkallës 6.2 që goditi dje në mëngjes.

Mediat italiane raportojnë se numrin i të vdekurve ka arritur në 250 persona.

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore.

Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.