Rritet numri i votuesve gjatë pasdites në Klinë

Në qendrën më ta madhe të votimit në Klinë, në shkollën e mesme profesionale Fehmi Agani, deri në orën 15: 00 kanë votuar 2700 persona apo 24.9 për qind.

Lajme

19/11/2017 16:40

Në krahasim më zgjedhjet e 22 tetorit deri në orën 15 në këtë qendër kanë votuar 300 persona më pak, raporton lajmi.net.

Menaxheri i kësaj qendre Rasim Millaku, ka thënë për lajmi.net se pas orës 15:00 është rritur numri i qytetarëve që kanë dal në zgjedhje.

Më tej, Millaku ka thënë se procesi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi. /Lajmi.net/