Rritet numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Nepal

Nga rrëzimi i një avioni të pasagjerëve në Katmandu të Nepalit, kanë vdekur të paktën 40 persona. Fillimisht ishte raportuar për 27 viktima.

Bota

12/03/2018 18:14

Avioni, që po udhëtonte nga Bangladeshi për në Nepal, është kapluar nga flakët, pasi, teksa ka ateruar ka dalë nga pista.

Sipas raportimeve, edhe 22 persona janë lënduar.

“Shancet për shpëtimin e ndonjë përsoni tjetër janë të vogla, pasi avioni është djegur keq”, ka thënë zëdhësi i ushtrisë Gokul Bhandareee.

Kryeministri i Nepalit, K P Sharma Oli ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka premtuar për një hetim të menjëhershëm.

Aeroporti në Katmandu është mbyllur pas aksidentit.

Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë bërë të njohura.