Rritet numri i të sëmurëve me kancer për 30%

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është diskutuar për rritjen e numrit të pacientëve me kancer në Kosovë.

Lajme

21/08/2017 08:15

Onkolog, Ilir Kurtishi tha se trendi i sëmundjeve malinje është në ngritje. “Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe Malin e Zi. Vetëm në gjashtë mujorin kemi 800 raste, kurse deri në fund  të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, tha ai.

Sipas tij si klinikë kanë regjistër për të sëmurët. “Shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për kancer”, tha ai.

Në përgjithësi ka ngritje prej 30 për qind, në një vit. Kurtishi bëri me dije se ka edhe të sëmurë me këtë sëmundje që nuk lajmërohen në Prishtinë, por shikojnë alternativa të tjera.

“Kjo shifër shkon prej 5 %”, tha ai.

Sipas tij kjo sëmundje është edhe trashëgim, por edhe pirja e duhanit, e alkoolit dhe obeziteti janë faktor për këtë sëmundje.