Rritet numri i të plagosurve në Kuds, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Gjysmë Hëna e Kuqe Palestineze, ka njoftuar se janë plagorur 231 palestinezë në ngjarjet e ndodhura mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Kudsin e okupuar Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazë

Bota

10/12/2017 11:21

Numri i palestinezëve të plagosur në ngjarjet e ndodhura mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Kudsin e okupuar Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazë ku është protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për të njohur Kudsin si “kryeqytet i Izraelit”, është rritur në 231, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Gjysmë Hëna e Kuqe Palestineze, në Kudsin e okupuar Lindor janë 12, ndërsa në qytetet e Bregut Perëndimor Ramallah, Bejtullahim, Tulkerim dhe Nablus si dhe në Gazën e rrethuar nga ana e Izraelit janë plagosur 219 palestinezë.

Ndërsa në njoftimin e bërë nga ushtria izraelite, në 20 pika në Bregun Perëndimor dhe Gaza kanë ndodhur përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve.

Në deklaratën theksohet se në pikat e përleshjes në Bregun Perëndimor rreth 600 palestinezë kanë hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë dhe kanë djegur gomat e makinave, thuhet se në demonstratat në kufirin e Gazës kanë ndodhur ngjarje mes ushtarëve izraelit dhe rreth 450 palestinezëve. Policia izraelite njoftoi se në ngjarjet e ndodhura në Kudsin Lindor janë arrestuar 13 palestinezë, si dhe janë plagosur 4 policë izraelitë.

Okupimi gjysmë shekullor në Kuds

Izraeli i cili më 5 qershor të vitit 1967 e okupoi Kudsin Lindor, në vitin 1980 njëanshëm shpalli pjesën lindore dhe perëndimore të qytetit si “kryeqytet i bashkuar”. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me rezolutën 478 të vitit 1980 nuk e njeh shpalljen e Kudsit si kryeqytet dhe aneksimin e Kudsit Lindor.

Në kuadër të vendimit të KS-OKB, komuniteti ndërkombëtar duke përfshirë edhe SHBA-të, pranojnë që Kudsi Lindor është në okupim. Ambasadat e të gjitha vendeve që njohin Izraelin gjenden në Tel Aviv. Asnjë shtet nuk e pranon si kryeqytet Kudsin ose pjesët lindore dhe perëndimore të qytetit.

SHBA-të me veprimin e Trumpit u bë vendi i parë që e njeh si “kryeqytet i Izraelit” Kudsin. Qeveria e Trumpit e cila tërhoqi reagimin e komunitetit ndërkombëtar, injoroi thirrjet në lidhje me atë se rajoni do të tërhiqet në kaos dhe se konflikti izraelito-arab do të bëhet edhe më e pazgjidhshëm.