Rritet numri i të lënduarve nga sulmi me pluhur misterioz në Tiranë (Foto)

Hetime intensive janë duke u bërë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, ku dyshohet se një substancë kimike është hedhur në ajër dhe ka shkaktuar shqetësime të ndryshme, tek të paktën 76 persona, të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Lajme

28/05/2017 12:34

Burime nga vendngjarja dhe nga policia thonë se hetimet janë marrë në dorë nga Antiterrori, ndërsa në terren janë me dhjetëra specialistë të disa institucioneve të shtetit.

Por ende nuk dihet se çfarë substance është hedhur në ajër, ndërsa ende nuk është përcaktuar pista hetimore edhe pse mund të flitet për diçka të rëndë.

Në vendin e ngjarjes, të rrethuar nga policia ndodhen ekspertë kimistë të ushtrisë, specialistë të antiterrorist, agjentë të Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU), ata të SHISH dhe specialistë të Gardës së Republikës.

Në vendngjarjes ndodhet edhe disa prokurorë të Tiranës dhe krimeve të Rënda, që janë duke hetuar. Ende nuk ka një pistë hetimore në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa flitet për disa të tilla. /Syri/