Rritet numri i punëkërkuesve në Kosovë

Numri i personave që kërkojnë punë në tregun e Kosovës ka shënuar rritje këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Zyrtarë shtetëror nuk dhënë shpresë për ndryshim të gjendjes, ekonomistët paralajmëroj rreziqe.

Lajme

23/08/2014 21:08

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, deri në qershor të këtij viti numri i atyre që kanë kërkuar punë ka arritur në 8 mijë, që në krahasim me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë shënon rritje prej 2.5 për qind.

Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se rritje të punë kërkuesve ka pas edhe nga gjinia femërore.

“Rreth 8306 persona prej janarit deri në qershor, janë regjistruar si punëkërkues në shërbimet tona të punësimit, ku diku rreth 3670 femra. Për 2.5 për qind në total kemi rritje”, ka thënë Leka për KTV.

Ai nuk ka dhënë shpresë se situata mund të ndryshoj duke u bazuar në zhvillimet aktuale në sektorin e ekonomisë.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë Muhamet Sadiku thotë se Kosovës i kanoset dy rreziqe ai i krizës sociale dhe largimi në masë të madhe i fuqisë punëtore.

Në Kosovë mund të punësohen 7 mijë punëtor të rinj duke përfshirë edhe pensionimin e punëtorëve të Kosovës, por se hyrjet në treg janë rreth 25 mijë, kryesisht të grupmoshave të reja të cilët kërkojnë punësim. Me këtë ritëm të rritjes ekonomike, me këtë ritëm tejtët të ulët të punësimit vërtet Kosova duhet të bëjë shkurtime serioze me kohë sepse paunësia sociale i ka kufijtë e vet”, tha ai transmeton KTV.