Rritet numri i fëmijëve që punojnë

Qindra fëmijë në Kosovë pretendohet se kryejnë punë të rënda. Shumë prej tyre detyrohen të kërkojnë lëmoshë.

Lajme

19/03/2015 13:03

Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se çdo vit rritet numri i kësaj dukurie, e që më pas evidentohen edhe fëmijët.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se derisa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013, janë identifikuar 93 fëmijë në rrugë, që kryejnë punë të rënda apo kërkim lëmoshe, në periudhën e njëjtë të vitit 2014, janë evidentuar 224 fëmijë.

Zyrtarja Sevlete Krasniqi nga Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se Qendra për Punë Sociale bën identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në nevojë.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve që merren me të drejtat e fëmijëve, një pjesë e madhe e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë janë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Shqipëria.