Rritet niveli i ujit, pritet verë pa reduktime të ashpra të ujit

Reshjet e fundit të borës kanë rritur dukshëm nivelin e ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës, nga të cilat banorët e rajonit të Prishtinës dhe komunave përreth furnizohen me ujë të pijshëm.

Lajme

12/01/2015 21:49

Sipas zyrtarëve të Ujësjellësit rajonal Prishtina, këtë verë nuk pritet të ketë reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas tyre, reduktimet e zakonshme do të vazhdojnë deri në finalizimin e aktivizimit të fabrikës së ujit në Shkabaj, në vitin 2016.

Këtë verë nuk pritet të ketë reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo për faktin se bora që ka rënë ditët e fundit ka bërë që të rritet niveli i ujit në liqenet furnizuese.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës pritet që shumë shpejt të arrijë kuotën normale pasi të shkrihet bora, derisa në liqenin e Badovcit, niveli i ujit është 6 metra nën normale.

Edhe pse niveli në dy liqenet është rritur, Mjeku tha se reduktimet po vazhdojnë për arsye të kapacitetit të prodhimit dhe për shkak të numrit të madh të banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Batllava dhe Badovci.

Reduktimet e ujit do të vazhdojnë deri në vitin 2016, kur edhe pritet të kryeht ndërtimi i fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj.