Rritet mashtrimi në internet dhe krimi kibernetik

Janë rreth 3.6 milionë raste të mashtrimit dhe dy milionë vepra të keqpërdorimit kompjuterik në një vit, sipas një sondazhi zyrtar.

Auto & Tek

19/01/2017 22:11

Anketa për Anglinë dhe Uellsin përfshin sulmet për herë të parë në raportin e saj vjetor, i cili mbulon vitin deri në shtator.

Shifrat e veçanta të regjistruara nga policia kanë treguar një rritje me 8% në vepra të përgjithshme. Zyra e Statistikave Kombëtare tha se përmirësimet e regjistrimit të krimit do të thotë se shifrat e policisë nuk mund të zbulojnë trendet, raporton TechSot.Al.

John Flatley, nga ONS, tha: “Në të kaluarën, sulmet dhe vjedhjet e veturave ishin krime me intensitet më të lartë por numri i tyre ka rënë ndjeshëm që atëherë”.

“Kur ka filluar sondazhi për krimin [35 vjet më parë], mashtrimi nuk konsiderohej si një kërcënim i rëndësishëm dhe interneti ende nuk ishte shpikur.” Shifrat e sotme tregojnë se si ka ndryshuar krimi, ku mashtrimi po vihet re të jetë vepra më e hasur.