Rritet deficiti tregtarë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2017.

Lajme

26/10/2017 22:58

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (1.4%) në muajin Shtator 2017, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 214,0 milion euro krahasuar me deficitin 211,0 milion euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin  (13.7%).

Eksporti i mallrave në muajin Shtator 2017 kishte vlerën 34,1 milion euro, ndërsa importi 248,1 milion euro, është një rritje prej (57.4%) për eksport si dhe prej (6.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2016.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (38.0%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.1%) produktet minerale, (9.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (9.6%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (8.9%) produktet bimore, (3.1%) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (2.5%)  tekstil dhe artikuj prej tekstili etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.1%) të importit e përbëjnë  produktet minerale, (13.0%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.0%) mjetet e transportit,  (7.1%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.1%) tekstil dhe artikuj prej tekstili etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 8,9 milion euro, ose rreth (26.4%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (53.1%). Partneret kryesor per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.0%), Britania e Madhe (3.5%), Holanda (3.3%), Italia (2.3%) etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 103,7 milion euro, ose (41.8%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (2.0%). Importet me pjesmarje me te larte ishin nga: Gjermania (12.0%), Italia (8.8%), Polonia (2.6%), Greqia (2.5%) etj.

Në muajin Shtator 2017, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 16,7 milion euro, ose (49.0%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (57.4%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (17.0%), Maqedonia (15.2%), Serbia (9.5%), Mali i Zi (5.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Shtator 2017, arritën në 74,6 milion euro, ose (30.1%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (13.0%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin:  Serbia (16.2%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (5.2%) dhe B&H (2.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 8,3 milion euro, ose (24.6%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: India (15.5%) dhe Zvicra (5.6%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 69,7 milion euro, ose (28.1%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.2%) dhe Turqia (8.1%)./Lajmi.net/