Rritet deficiti tregtar me jashtë i Kosovës – Lajmi.net
Rritet deficiti tregtar me jashtë i Kosovës
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 13:16, 25 August 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 12.6% në muajin korrik 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 236,9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 210,5 milionë euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 13.9%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milionë euro, ndërsa importi 275,3 milionë euro, që është një rritje prej 26.2% për eksport, si dhe prej 14.3% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.0% të eksporteve e përbëjnë produktet minerale; 30.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.1% e përbën lëkura dhe artikujt prej saj; 2.3% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.8% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.6% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8,5 milionë Euro, ose rreth 22.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 67.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Danimarka me 3.3%; Holanda me 3.0%; Gjermania me 2.7%; Italia me 2.2%; Bulgaria me 2.2%, etj.

Ndërkaq, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 118,6 milionë Euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.5%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Italia (7.0%), Greqia (5.2%), Polonia (2.6%), etj.

Në muajin korrik 2017, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21,1 milionë Euro, ose 55.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 34.4%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Serbia (21.5%), Shqipëria (12.8%), Maqedonia (11.5%) dhe Mali i Zi (6.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2017 arritën në 76,7 milionë Euro, ose 27.9% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 24.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe Bonje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,6 milionë Euro, ose 22.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmenden: India (14.3%) dhe Zvicra (4.2%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 79,9 milionë Euro, ose 29.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.1%) dhe Kina (9.9%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin korrik 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agje…

Fjalët kyçe: deficiti, Ekonomia, Kosova

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master
  • Play Bike Rivals