A rritet apo zvogëlohet penisi përgjatë viteve?

Ka shumë efekte të këqija të plakjes – flokët thinjen, pesha mirëmbahet më me vështirësi dhe mos pritni të mbani mend se ku i keni lënë çelësat veturës.

Lifestyle

11/01/2017 21:54

Sidoqoftë, përveç këtyre, plakja sjell efekte të këqija edhe në penis.

Penisi zvogëlohet përgjatë viteve…

Me siguri se nuk është lajmi më i mirë që keni marrë sot, por është mirë të dini se penisi do t’ju zvogëlohet përgjatë viteve.

Kjo ndodh për shkak se niveli i testosteronit zvogëlohet, gjë që e shkakton penisin të ‘tkurret’.

Edhe forma mund të ndryshojë…

Penisët janë në forma dhe madhësi të ndryshme, por gjatë viteve mund të vëreni se përveç madhësisë, edhe forma ka ndryshuar pak.

Pra, është krejtësisht normale që meshkujt më të vjetër të kenë penisë të lakuar.

Probleme me performancën…

Padyshim se kjo mund t’i prekë meshkujt e çfarëdo moshe, por meshkujt në moshë e kanë më të vështirë të kenë ereksion.

Kjo për shkak se ereksionet varen nga qarkullimi i gjakut, dhe kur meshkujt plaken bëhen më të prirë ndaj sëmundjeve që e pamundësojnë qarkullimin e gjakut në penis.

Sidoqoftë, lajmi i mirë për këtë është se ekziston ndihmë për këtë dukuri, dhe kjo ndihmë quhet ‘viagra’.

E papritur, por e vërtetë: edhe ngjyra e penisit mund të ndryshojë

Ekziston një sëmundje e cila quhet arteroskleroza, ku arteret bllokohen nga një substancë yndyrore.

Kësisoj, qarkullimi i gjakut pamundësohet në zonat vitale (shikoni pikën tre), dhe kjo do të thotë se edhe ngjyra e ‘mikut’ tuaj do të ndryshojë.

Pasi që ka më pak gjak në penis, ai do të duket më i ndritshëm.

Penisi do t’ju rrudhet

Po pra, rrudhat nuk e prekin vetëm fytyrën!

Plakja bën që lëkura ta humbë elasticitetin, dhe kjo e shkakton edhe penisin të bëhet më i ‘varur’ dhe më i rrudhosur.